Të gjithë po presim iPhone 8-tën, por bisha nuk do vjerë e vetme
Pëlqej
Vetëm disa javë na ndajnë nga lançimi i iPhone 8. Apple pritet ta zbulojë versionin e ri të iPhone i cili do të vijë me shumë risi.

Të gjitha sugjerimet janë se iPhone 8 do të vijë me ekranin e plotë Amoled, i cili do ta mbulojë gjithë sipërfaqen e përparme të telefonit.

Procesori i përmirësuar, kamera e re dhe mbushja e telefonit pa tela mendohet gjithashtu se do të vijnë në modelin e ri të të gjeneratës së ardhshme.

iPhone ka festuar ditëlindjen e saj të 10-të dhe ky model i përvjetorit pritet të jetë telefoni më i avancuar që Apple ka krijuar ndonjëherë.

Telegrafi transmeton se megjithatë, edhe pse interesimi rreth iPhone-it të ri, gjeneratës së 8, vazhdon të rritet, kjo nuk është pajisja e vetme të cilën do ta zbulojë Apple në ngjarjen e saj në shtator.

Thashethemet janë të përhapura edhe për modelin e ri të orës Watch, e përditësuar me tipare të reja poashtu. CNBC pretendon se ky modeli i fundit i orësApple do të lansohet përkrah iPhone-it të ri.
Shtuar më 16/08/2017, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori