Dje u takua me Peleshin, sot ministri grek rezulton pozitiv me Covid-19

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me koronavirus,  një ditë pas takimit me homologon shqiptar, Niko Peleshi.

Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se Panagiotopoulos u diagnostikua sot pozitiv me koronavirus, pasi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor.

Gjatë takimit të djeshëm zyrtarët diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë, me fokus të veçantë mbi situatën në Ukrainë, pasojat e mundshme mbi sigurinë në rajon, procesin e integrimit  euro-atlantik dhe angazhimet në kuadër të NATOS-s dhe rajonale.