Tani mund t'a gjeni lehtësisht sa sa kohë shpenzoni në Instagram
Pëlqej
Tashmë ekziston një mënyrë sesi të limitojmë kohën që shpenzojmë njerëzit në mediat sociale si Instagrami.

Tani përdoruesit e aplikacioneve do të mund të kontrollojnë sa kohë kanë kaluar online, të vënë një alarm që t’i kujtojë kur e kanë arritur limitin e orarit të qëndrimit në rrjet dhe madje do mund të bllokojnë dhe ardhjen e njoftimeve, të cilat konsiderohen me të drejtë shpërqëndruese ose shqetësuese.

Disa ekspertë e konsiderojnë mjetin e ri të nevojshëm, madje shprehen se nuk është aq ekstreme sa duhet të jetë por megjithatë e kuptojnë që është mënyra e duhur e gjetur nga Facebook dhe Instagram që të mbrojnë interesat e tyre dhe të jenë sa më të përgjegjshëm në lidhje me përdoruesit e tyre, shkruan Icon Style.

Nëse do ta përditësoni aplikacionin e Instagram-it do të shihni opsionin e ri që gjendet tek "Your Activity" dhe do të mësoni sa kohë harxhoni për secilën dhe totalin në fund të ditës. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori