Bien rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150. Në total numri i rasteve aktive është 632.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës. Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./albeu.com


Shtuar 21.03.2022 15:00