Këshilla e Klubit Gjerman të Automjeteve: Mos mbushni kurrë karburant në mëngjes, ja pse

Drejtuesit e automjeteve nuk duhet të mbushin kurrë karburant në mëngjes, por rekomandohet të bëhet në mbrëmje, janë këshillat e Klubit Gjerman të Automobilizmit.

Autoklubi ka kohë që po shqyrton zhvillimin e çmimeve të karburantit dhe kanë ardhur në përfundim se karburantet janë më të shtrenjta, më saktë në orën 7 të mëngjesit llogaritet se kjo është koha kur karburantet janë më të shtrenjtat.

Koha më e lirë për të furnizuar me karburant në maj ishte nga ora 18:00 deri në 19:00, ose nga ora 20:00 deri në 22:00, ndërkohë që nuk ka pasur ndryshime çmimesh gjatë natës. /albeu.com/