Super teleskop për të gjurmuar UFO-t
Ky do jetë syri më i madh dhe më i fuqishëm në qiell. Bëhet fjalë për teleskopin “European Extremely Large Telescope”. Ndërtimi i tij do bëhet i mundur falë një fondi prej 3.5 milion paund nga Këshilli Britanik për aftësi Shkencore dhe Teknologjike.

Teleskopi do të vendoset në Atacama, Kili dhe do të zërë një hapësirë sa një stadium futbolli. Ai është 10 herë më i madh se teleskopi aktual më i madh në botë.

Me anë të tij astronomët shpresojnë të zbulojnë se si është ndërtuar galaksia para 14 miliard vitesh si dhe të vihen në gjurmim të alienëve nëse vërtet ekzistojnë.

Gjithashtu pritet të zbulohen sekretet e errësirës dhe energjisë së zezë për të kuptuar pak sa lidhur me forcën e hapësirës.

Shpresohet që sistemi të vihet në punë në vitin 2020. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori