Super-kompjuterët do të mund të parashikojnë katastrofat natyrore
Një nga “ekspertët lider” të botës në përdorimin e kompjuterizimit të performancës së lartë (HPC) për modelimin e fatkeqësive natyrore si tërmetet dhe cunamet, do të flasë rreth kërkimit të tij të fundit në një eveniment ndërkombëtar në Bristol të Anglisë.

Konferenca e super kompjuterizimit do të presë afërsisht 120 shkencëtarë nga e gjithë bota, mbledhur për të diskutuar teknologjinë e fundit të kompjuterizimit të performancës së lartë.Profesor Satoshi Matsuoka, kreu i kompjuterizimit të performancës së lartë në Institutin Teknologjik të Tokios, do të japë një fjalim mjaft të rëndësishëm mbi atë se si modelimi kompjuterik po përdoret për të parashikuar dhe modeluar fatkeqësitë natyrore pas tërmeteve në Japoni.

Simon McIntosh-Smith, profesor i specializuar në kompjuterizimin e performancës së lartë në Universitetin e Bristolit dhe kreu i bordit të konferencës, tha: “Kërkimet shkencore të teknologjisë së fundit po mbështeten gjithnjë e më tepër në kompjuterizimin me performancë të lartë krahë për krahë me qasjet teorike dhe eksperimentale.Konferenca do të bashkojë udhëheqësit e brezit të ardhshëm të kompjuterizimit të performancës së lartë, ku teknologjitë e zhvilluara për lojërat 3D, telefonat celularë dhe procesorët të riprogramueshëm po përdoren për të dizajnuar super kompjuterë të së ardhmes.Superkompjuterët e së ardhmes do të kenë një performancë aq të aftë saqë do t’i bëjë kompjuterët e sotëm të duken si makina llogaritëse të së djeshmes".

Deri tani, Universiteti ka investuar rreth £10 milionë për godinat e HPC-së.
Shtuar më 11/04/2011, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori