Sulmohet Twitteri
Albeu.com
Fundjavë problematike për përdoruesit e Twitter. Faqja e “micro bloging” ka përfunduar serish në shënjestrën e kriminelëve informatikë.
Sipas denoncimeve të disa ekspertëve të sigurisë informatike, midis të shtunës dhe të dielës është kryer një sulm që ka përfshirë mijëra llogari duke krijuar një rrjet kompjuterësh “zombie”.

Hakerët u kanë dërguar përdoruesve të Twitter mesazhe false duke përdorur termin “LOL”, që në gjuhen e përditshme përkthehet “Laughing out loud” (të qeshesh me zë të lartë) dhe duke i ftuar të klikojnë në një link.

Në realitet linku të çon në një faqe false të Twitter ku duhet të futen kredencialet për t’u hyrë në llogarinë tënde, duke marrë në këtë mënyrë e-mailin dhe fjalëkalimin.
Shtuar më 23/02/2010, ora 22:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori