Ngadalësohet interneti në gjithë botën
Pëlqej
Një përplasje mes një grupi që lufton e-mailet “spam” dhe një firme “hosting” ka ndezur një hakmarrje, që preku internetin kudo në botë. Spamhaus, një grup me qendër në Londër dhe Gjenevë, është një organizatë jofitimprurëse, që ka për synim të ndihmojë ofruesit e emaileve me filtra për mesazhet “spam” dhe të tjera emaile me përmbajtje të padëshiruar.Për të bërë diçka të tillë, grupi ka një database me servera, prej nga mendohet se vijnë të tilla materiale, shkruan BBC.

Së fundmi Spamhaus ka bllokuar serverat e Cyberbunker, një kompanie holandeze, e cila mirëmban disa faqe dhe thotë se ofron hapësirë në internet për gjithçka, përveç pornografisë për fëmijë dhe materialeve që lidhen me anti-terrorizmin.

Pesë forca policore kibernetike në botë janë bashkuar për të hetuar këtë sulm. Ndërkohë që ekspertët druhen se përplasja mes tyre mund të përshkallëzohet dhe mund të prekë sistemin bankar.
Shtuar më 01/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori