STUDIMI/ Snapchat, rrjeti më i preferuar për të rinjtë
Snapchat është rrjeti social më i preferuar për të rnjtë.

Studentët e universiteteve duket se në fillim kontrollojnë Snapchatin , para se të kontrollojnë Facebook apo Instagram e Linkedln , sipas të dhënave të lëshuara nga LendEdu .

58%e studenteve në fillim hapin Snapchat , në krahasim me 27% që në fillim hapin Instagram dhe 13% që hapin Facebook , ndërsa 2% hapin Linkedln.

Kjo është impresionuese duke patur parasysh që Snapchat ka 158 milionë përdorues ditor , krahasuar me 1.8 bilionë përodrues të Facebook, shkruan Techsot.al.

LendEDU u shpreh se të kontrollosh Snapchat është bërë pjesë e rutinës për cdo ditë.

Ky studim është i mirëseardhur për Snapchatin sidomos pasi cmimi i tij në bursë ka ardhur duke u ulur.
Shtuar më 23/03/2017, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori