Stream dhe Pavilion mini- kompjuterat HP (FOTO LAJM)

HP ka krijuar kompjuterat e parë mini, Stream mini dhe Pavilion mini, pajisje me të cilat kompania synon të konkurojë tregun e teknologjisë.

Stream mini është shumë i vogël dhe i shndritshëm dhe harxhon vetëm 45 vat energji. Ai ka katër porta USB-je një portë HDMI dhe një DisplayPort. Në pjesën e brendshme gjendet procesori i ri Intel Celeron së bashku me 2GB RAM.

Ai ofron ofron vetëm 32GB hapësirë të brendshme. Megjithatë, HP ofron 200GB hapësirë falas në OneDrive për dy vjet, që nëse keni internet të mirë, gjithë kjo hapësirë mund të jetë e mjaftueshme.

Pavilion ka veçori më të mira dhe kushton më shumë, 320 dollarë. Ai fuqizohet nga një processor më i mirë, Pentium CPU, ka 4GB RAM dhe 500GB hapësirë. Të dyja pajisjet do të dalin në treg javën e ardhshme, më 14 janar

Pritet që kompania Hewlett-Packard ti nxjerr në treg pajisjet këtë muaj, ku Stream mini kushton 180 dollarë dhe Pavilion 320 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori