SQ2 modeli më i ri sportiv nga Audi (FOTO LAJM)

Audi SQ2 është versioni më i ri sportiv që pritet të vijë në treg për të gjithë adhuruesit. Makina pritet që të ketë motorin 2.0-litër Turbo me katër cilindra të huazuar nga Audi S3.

Ky motor, së fundmi është përforcuar për 10 kuajfuqi në modelin e ridizajnuar Audi S3 dhe tani është me kapacitet prej 310 kuaj fuqi, në kombinim me marshin manual S-Tronic me koplung të dyfishtë.

Audi SQ2 do të vjen edhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, eksterier dhe interier të modifikuar, amortizatorët sportiv me ajër, si dhe me çmim prej 33 mijë paund për versionin bazë.

Gjithashtu, flitet se modeli Q2 mund të vijë edhe në version RS, me motor 2.5-litër Turbo me pesë cilindra e me kapacitet prej 367 kuaj fuqi. Ky motor është i huazuar nga modeli RS3. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2016, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori