Do të quhet “White Sails Hospital & Spa“, dhe do të ndërtohet në Tunizi, pjesë e projektit TUNISIA ECONOMIC CITY. Është
spitali i parë që në të gjitha aspektet të kujton një varkë të madhe me
vela.
Ideja është që të ndërtohet një klinikë ku njerëzit të harrojnë frikën e një ekzaminimi mjekësor, dhe të jenë në gjendje të ndjehen më të qetë dhe në paqe. Çdo pacient do të ndihet si në bordin e një anije të madhe, pasi edhe uniformat e stafit do të jenë uniforma detare. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014,
ora 10:55