Spartan shfletuesi më i ri i Windows 10 (FOTO LAJM)

Spartan është shfletuesi tjetër modern pas Internet Explorer. Mendohet se shfletuesi më i ri do të karakterizohet nga një ndërfaqe e re me veçoritë më të fundit, do të ketë një motor të ri përpunimi të quajtur Trident.

Microsoft është duke punuar për shfletuesin e ri për Windows 10, i cili ngjason së tepërmi me Chrome dhe Firefox. Shfletuesi Spartan zhvendos çdo element në krye të shfletuesit. Kjo do të thotë se shkrimi dhe përmbajtjet e shfletuesit do të shtrihen nga njëri skaj në tjetrin duke mbushur tërësisht hapësirën.

Sipas raportimeve nga Neowin, shfletuesi duket të jetë goxha i shpejtë dhe mjaft praktik, ai akoma është në përpunim. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori