Mbërrijnë në Rinas 45 630 doza të Pfizer, Rama: Shfrytëzoni ditët e mbetura të gushtit për tu vaksinuar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në facebook mbërritjen e një ngarkese prej 45 630 doza të vaksinave Pfizer në aeroportin Nënë Tereza mbrëmjen e sotme.

Teksa bën me dije se numri total i vaksinabe të mbërritura në Shqipëri ka arritur në 1.8 milionë, Rama i bën thirrje të gjithë qytetarëve të pavaksinuiar të vaksinohen gjatë ditëve të mbetura të gushtit.

Postimi i plotë:

45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.


Shtuar 9.08.2021 22:00