Aksidentoi familjen në Tiranë, 3 akuzat që rëndojnë mbi Ajas Sulejmanin dhe dëshmia e tij

Akuzat, shkelje e rregullave të qarkullimit me pasoje, drejtim te automjeteve në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit, janë akuzat që rëndojnë mbi Ajas Sulejmanin, 39-vjeçari që dy ditë më parë përplasi me makinë çiftin dhe foshnjën e tyre që po kalonin vijat e bardha.

Në deklaratën e tij ai ka dhënë: “Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjeçare dhe bashkë me të kam shkuar në një spital privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”.

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg. Kërkesa sapo është  depozituar në gjykatë, ndërsa e sigurisë për të jepet ditën e nesërme.