Shtyhet sërish hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e shkollave, kopshteve, dhe çerdheve deri në përfundim të situatës me pandeminë.

Më parë, vendimi për mbylljen e tyre ishte deri më datë 3 prill, por mos përmirësimi i situatës ka detyruar autoritetet që të vendosin shtyrjen e vendimit për rihapjen e tyre pa afat.

Tashmë prej javësh fëmijët mësojnë online nga shtëpia.


Shtuar 1.04.2020 14:01