Operatori japonez i telekomunikimit Softbank paralajmėroi telefonin e tij tė ri tė menēur i cili do tė matė radioaktivitetin. Drejtori kryesor i kompanisė, Masayoshi Son, tha se bėhet fjalė pėr telefonin e parė nė botė tė kėtij lloji dhe se kemi tė bėjmė me pėrgjigjen nė kėrkesėn e njė klienti japonez.
Celulari me njė shtypje tė thjeshtė nė butonin e caktuar do ta masė radioaktivitetin nė ajėr dhe nė tokė. Ky telefon i menēur do tė gjendet nė shitje nė fund tė korrikut, njofton Softbank.
Pas tėrmetit dhe cunamit nė mars tė vitit tė kaluar, tė cilat shkaktuan avari nė elektranat nukleare nė Fukushima, nė Japoni janė paraqitur numri i madh i pajisjeve tė lira pėr matjen e radioaktivitetit pėr shkak tė frikės qė mbizotėroi te banorėt pėr pėrhapjen e elementeve radioaktive nė rrethinėn nė tė cilėn jetojnė.