Skin Fajlli I Winampit si vrimë sigurie
Pëlqej
Albeu.com
Scunia ka gjetur një lëshim kritik sigure në Winamp, gjegjësisht në problemin I cili lind pasi që merret një temë grafike (skin fajll) për Winamp dhe me këtë rast infekton kompjutorin me kod malinj.Duke shfrytëzuar Internet Explorerin kjo mund të bëhet pa dijen dhe ndikimin e shfrytëzuesit.Scunia ka gjetur një lëshim kritik sigure në Winamp, gjegjësisht në problemin I cili lind pasi që merret një temë grafike (skin fajll) për Winamp dhe me këtë rast infekton kompjutorin me kod malinj.
Duke shfrytëzuar Internet Explorerin kjo mund të bëhet pa dijen dhe ndikimin e shfrytëzuesit.
Dokumenti XML në .zip skin fajllin e Winampit e referon HTML dokumentin duke shfrytëzuar broëser tagun që ti mundësojë qasje në kompjuterin lokal. Kjo mund të shfrytësohet për eksekutimin e ndonjë programi malinj të përfshirë në .wsz zip fajllin.
Ky lëshim shfrytëzohet për infektim të kompjuterit me psyëare, tërheq vërejtjen një kompani tjetër sigurie K-Otik Security. Sulmi shfrytëzohet për përhapje të psyware programeve përmes shfrytëzuesve të chatit në Internet ( Chat- Internet Really Char), duke infektuar kompjuterin pas një kliku në një web adresë të caktuar në dritqren e chatit.
Lëshimi i theksuar godet shfrytëzuesit e Winamp 5.04 dhe Internet Explorer 6.0 të cilët kanë të instaluar Microsoft XP SP1.
Kompania NullSoft ka deklaruar se është në dijeni për problemin dhe se është duke mbledhur informatat e duhura për të publikuar arnimin.
Microsofti kah fundi i korrikut ka plasur një varg arnimesh për IE e vet të cilat neutralizojnë këto lëshime. Të interesuarit për arnimet e IE mund të gjejnë atë që ju duhet në këtë adresë http://www.microsoft.com/tech-net/security/bulletin/ms04-025.mspx.
Shtuar më 22/03/2005, ora 21:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori