Skanimi i fotos që na tregon sa do jetojmë
Një foto e fytyrës e skanuar me hi-tech mund të na tregojë se sa mund të jetojë një person. Në sajë të analizave të rrudhave, tonit të fytyrës të krijuara nga kompjuteri, kjo teknologji bën njohjen e fytyrës dhe identifikimin e saj.

Kjo metodë që u përdor për zbulimin dhe identitetit të kriminelëve, tani po punohet nga hulumtuesit e Universitetit të Illioisit, për të krijuar një sofware për të analizuar mundësinë e jetës bazuar në fytyrën e personit në moshën që paraqitet.

Teknologjia e cila ka një sistem të komplikuar, kryen një hetim të fotografisë duke e ndarë në gjashtë fusha, duke u përqendruar në faktorët si mosha, raca, edukimi, nëse personi është duhanpirës apo jo.

Pasi i shqyrton këto pika, kompjuteri përpunon hipotezën e asaj që sa do jetojë ky person.

Hulumtimi është ende në fazat e hershme, por ideja e përdorimit të teknologjisë në njohjen e fytyrës ka ngjallur një interes nga ana e disa kompanive të sigurimit me mundësinë e përdorimit të saj në fushën e politikave të sigurimit, /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2016, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori