Skandali i të dhënave personale, gjobitet Facebook-u
Pëlqej
Enti rregullator britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO) njoftoi sot se do të gjobisë me 500 000 stërlina (565 000 euro) Facebook-un pas çështjes së "Cambridge Analytica".

ICO-ja nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016">2016.

Facebook është përfshirë në një situatë delikate prej disa muajsh në skandalin "Cambridge Analytica" (CA).

Kjo kompani britanike është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e përdoruesve të dhëna personale për qëllime politike, për të avantazhuar alternativën pro Brexit në Britaninë e Madhe dhe Donald Trump në presidencialet amerikane në vitin 2016">2016. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori