Si ti mbroni të dhënat e kompjuterit tuaj
1.Asnjëherë mos i lini fjalëkalimet (passwordet) në çantën e kompjuterit.

Provoni t’i mbani mend ose ruajini ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes – si p.sh. celular.

2. Vjedhja e laptopëve në rastet më të shpeshta ndodh kur dikujt i jepet rasti ta bëjë atë.
Nëse e lini laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, sigurisht që dikush do ta vjedhë.
Një metodë e shkëlqyer kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington.
Laptopët modern kanë një vrimë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat).

3.Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbrojini me enkriptim shtesë.

Sistemi Windows përmban në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit e tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar.
dhënat e mbrojtura në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen.

4.Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime.

Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Windows.
Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë

5.Nëse ndodh me e keqja dhe ua vjedhin laptopin, do të kishte shumë vlerë po ta gjenit prapë.
Ekzistojnë kompani të cilat mundësojnë përcjelljen e laptopëve në bazë të softuerit të instaluar.

Fatkeqësisht, ai softuer mund të bëjë punë vetëm kur laptopi juaj i vjedhur të futet në internet, por edhe kjo është më mirë se asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori