Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Si të ruheni kur përdorni Facebook
Pëlqej
Facebook
Derisa drejtorët e "Facebook-ut" të mos merren vesh për masat e kontrollit të privatësisë së përdoruesve të tyre, ja disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që vet të mbroheni, nëse këtë nuk e keni bërë deri më sot. Në parim, duhet të shmangni situatat vijuese.

Përdorimi i fjalëkalimit “të dobët”

Me rastin e përzgjedhjes së fjalëkalimit shmangni emra të thjeshtë apo fjalë dhe mos vendosni numra në fund. Kombinoni shkronja të mëdha e të vogla, numra dhe shenja. Fjalëkalimi do të duhet t’i ketë së paku tetë karaktere. Është mirë që të vendosni numra apo shenja në mes të fjalës.

Vënia e ditëlindjes në profil

Këtë nuk duhet ta bëni më së shumti për shkak të “vjedhësve” të identitetit, të cilëve secila informatë shtesë është e mirëseardhur.

Neglizhimi i opsioneve të dobishme për kontrollimin e privatësisë

Kufizoni qasjen në fotografitë tuaja dhe në informatat personale. Përdorni opsionin e bllokimit të qasjes së personave të caktuar, nëse kjo është e nevojshme. Numrin e telefonit dhe adresën assesi mos e vendosni në profilin tuaj.

Shënimi i emrave të fëmijëve

Mos i shënoni emrat e fëmijëve tuaj në profilin e Facebook-ut. Nëse dikush i ka vënë në vendin tuaj, atëherë fshini ata.

Lajmërimi se nuk jeni në shtëpi

Kjo është sikur ta thirrni hajnin që ta thyejë shtëpinë tuaj. Mos i lajmëroni “miqtë” tuaj për datat e sakta të udhëtimeve, pushimeve, qoftë ato verore apo dimërore. Duroni derisa të ktheheni, pastaj “lëvdohuni”.

Mundësia që “të huajt” të ju gjejnë

Në mënyrë që të parandaloni që persona të panjohur të ju gjejnë, në “Search” seksionin për rregullimin e privatësisë zgjidhni opsionin me anë të të cilit vetëm miqtë mund t’ju gjejnë në rezultatet e kërkimit.

Lejimi i fëmijëve që të përdorin “Facebook-un” pa mbikëqyrje

Edhe pse “Facebook” ndalon qasjen e fëmijëve deri në 13 vjet, fëmijët pa asnjë problem mund ta shfrytëzojnë. Mënyra më e mirë që të kontrolloni aktivitetet e fëmijëve tuaj në “Facebook” është që të bëheni shok i tij në këtë rrjet shoqëror.
Shtuar më 05/11/2010, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori