Si të përdorim Facebook në mënyrë të fshehtë
Shumë persona dëshirojnë që Facebook ta përdorin në mënyrë të "fshehtë", tani këtë mund ta bëjnë. Rrjeti social së fundmi ka
lejuar aplikacionin Tor që të qaset direkt në aplikacionin e Fecebook në Android, duke zgjeruar mbështetjen e tij të tanishme për shfletuesin Tor.

Edhe më parë përdoruesit e shfletuesit Tor kanë mundur të futen në Facebook anonimisht, por gjatë ditëve të ardhshme, ata munden edhe direkt nga aplikacioni i Facebook në Andorid, pasi Facebook ka lejuar atë.

Facebook thotë se do të ofrojë mbështetje eksperimentale për lidhjen e aplikacionit të tyre në mobil nga Tor, me Orbot, i cili është projekt i Tor për të mundësuar aplikacionet e Androidit të fshehin vendndodhjen e tyre dhe të qasen kinse janë në ndonjë vend tjetër në botë.

Orbot mund të instalohet nga Google Play dhe pasi ai të instalohet, përdoruesit e Facebook nga Android do të mund ta aktivizojnë atë dhe të qasen anonimish në rrjetin social.

Por përdoruesit e Facebook nuk mund ta shohin këtë karakteristik ende, por rrjeti social ka thënë se kjo do të jetë e mundur gjatë kësaj jave. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2016, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori