E FUNDIT/ Ndërron jetë miku i madh i shqiptarëve (FOTO LAJM)

Ndërron jetë miku i madh i shqiptarëve Eduard Kukan.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Sllovakisë përmes një postimi në Twitter.

Eduard Kukan, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, dhe ish-deputet në Parlamentin Europian, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare, bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter./albeu.com/

 


Shtuar 10.02.2022 11:15