E FUNDIT/ Fluturojnë infektimet COVID-19 në Shqipëri, kaq raste u shënuan sot
Si lindi sfida më e re në rrjete sociale dhe pse s’po funksionon
Miliona njerëz kanë postuar foto me mbishkrim #WomenSupportingWomen, #ChallengeAccepted apo #BlackAndWhiteChallenge, si një mënyrë për të mbështetur gratë. Kjo nismë, pavarësisht qëllimit të mirë, po kritikohet nga ana tjetër për një arsye të vetme: Nuk supozohet të funksionojë kështu.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë pse po e postojnë një foto bardhë e zi. Thuhet se nisma ka për qëllim të mbështesë gratë, por natyrshëm lindin pyetjet: “T’i mbështesim për çfarë?” dhe “T’i mbështesim në ç’mënyrë?”.

Sipas gazetares së New York Times, Tariro Mzezewa, fushata ka nisur në Turqi për të sjellë në vëmendje fenomenin e vrasjeve të grave, që duket se është rritur ndjeshëm kohëve të fundit. Në këtë mënyrë, nisma e humbet qëllimin e saj, për sa kohë postohet nga njerëz që nuk ia dinë qëllimin e vërtetë. Është pak a shumë si të postuarit e hashtagut “Të gjithë njerëzit kanë rëndësi”, në kohën kur në qendër të vëmendjes në botë ishte ndryshimi i politikave mbrojtëse ndaj racizmit për komunitetin afro-amerikan.

Sigurisht që një foto bardhë e zi në Instagram nuk i bën keq askujt, sepse fundja Instagrami për të postuar foto shërben, por nëse duam t’i mbështesim vërtet gratë në Shqipëri, Turqi, Ballkan dhe kudo tjetër, mund të mos mjaftohemi me një foto të vetes rastësore (ose jo dhe aq) nga galeria e telefonit, por në vend të kësaj: mund të postohen foto të një vajze/gruaje që shërben si model frymëzimi, mund të publikohen donacione për gratë e dhunuara, mund të nisen fushata për të mbështetur shoqatat që merren me trajtimin post-traumatik të vajzave dhe grave viktima të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, mund të promovohen biznese që drejtohen nga vajza dhe gra etj.
Shtuar më 30/07/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori