Shumë shpejt vjen risia e Instagram-it që do na çmendë të gjithëve
Pëlqej
Instagram-i është padiskutim një ndër rrjetet sociale më të përdorur dhe më të pëlqyer, i cili sjell vazhdimisht risi për përdoruesit e tij. Madje mund të themi se nga dita në ditë ai po e lë në hije Facebook-un apo Snapchat-in.

Vetëm pak kohë më parë të gjithë pamë se si në Instagram-in tonë u shtua opsioni IGTV, përmes të cilit arrijmë të ngarkojmë video më të gjata se 1 minutë. Mirëpo ky rrjet social nuk di të ndalet dhe së shpejti do të vijë edhe me një risi tjetër.

Sipas “The Verge”, Instagram-i shumë shpejt do të bëjë të mundur edhe opsionin IG Shopping, i cili iu dedikohet blerjeve online. Një aplikacion shumë praktik që të mundëson të blesh shumë thjesht nëpërmjet Instagram-it, shkruan Icon Style.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të lançohet ky aplikacion, por shumica e llogarive të biznesit, të cilat janë rreth 15 milionë, do të përfitojnë nga kjo gjë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori