Shuma marramëndëse që pagoi Apple për të mbyllur betejën ligjore me Qualcomm
Beteja kundër kompanisë ‘Qualcomm’ mund t’i ketë kushtuar shumë shtrenjtë ‘Apple’-s.

Sipas një analistit të ‘UBS’, ‘Apple’ ka paguar gjashtë miliardë dollarë për të mbyllur këtë qështje ligjore.

Arsyeja se pse ‘Apple ka paguar një çmim kaq të lartë është se kjo çështje ishte shtrirë në shumë kontinente dhe rrezikonte të ardhmen e Iphone-ve me 5G.

Mbyllja e kësaj beteje u shoqërua me një pagesë të vetme të ‘Apple’ për ‘Qualcomm’ si dhe u arrit një akord për përdorimin e çipeve të këtij të fundit tek iPhone.

Më përpara ‘Apple’ kishte paguar 7.5 dollarë për patentë për një telefon ndërsa tani do ti paguajë 1 deri në 2 dollarë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori