Shtyhet publikimi i iPhone 8
Pëlqej
iPhone 8 është telefoni i zgjuar më i pritur i muajve të ardhshëm dhe për të cilin qarkullojnë lajme pa fund.

Së fundmi “Fast Company” shkruan se ai mund të vonohet për shkak të problemeve me software-in.

Fast Company nëpërmjet një raporti përshkruan situatën brenda Cupertinos, një nga më të tensionuarat në vitet e fundit.

Duket se pajisja e re e Apple është goditur nga problemet e software që kanë të bëjnë në veçanti me dy risitë e telefonit, sensori i njohjes së fytyrës 3D dhe ushqimi me Wireless.

Sipas kësaj faqe, është përditësimi i sistemit operativ, iOS 11.1, që do të plotësojë përfundimisht iPhone8, dhe t'i japë mundësinë përdoruesit ta shfrytëzojë 100%. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori