Shtëpia që transformon detin në energji (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Të jetosh në një guaskë, rrethuar nga tingujt e valëve të detit në një shtëpi ku përdoret vetëm një energji e rinovueshme. Është kjo idea pothuajse vizionare që thekson bazën e projektit “Hydroeletric Tidal House”, projektuar nga arkitekti dhe projektuesi serb Margot Krasojevic.

Burimin kryesor të energjisë shtëpia e merr nga lëvizjet e valëve të detit falë një turbine që përdor këto valë për të nxjerrë energji kinetike. Shtëpia pritet të ndërtohet në Llandudno të Cape Town, Afrikë e Jugut. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori