Shqipëria, pjesë e raportit të transparencës të Yahoo
Pëlqej
Yahoo!
Shqipëria përfshihet për herë të parë në raportin e tretë global të transparencës të publikuar dje nga Yahoo e cila hedh dritë mbi numrin e kërkesave të qeverisë për të dhënat e përdoruesve për gjysmën e parë të vitit 2014. Sa i përket Shqipërisë kemi një kërkesë për të dhënat e përdoruesit nga qeveria e cila është refuzuar nga kompania Yahoo.

Numri i përdoruesve llogaritë e të cilëve janë prekur nga këto kërkesa ra në 30,551, një ulje e vogël krahasuar me 32,493 për gjysmën e dytë të 2013 dhe një reduktim i lartë nga 62,775 publikuar për të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

Numri total i kërkesave ka rënë në 18,594 nga 21,425 që ishte në gjashtë mujorin paraardhës dhe 29,470 për të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga këto 4,727 ose janë refuzuar ose qeveria është tërhequr. Në 1,853 raste, Yahoo nuk dorëzoi asnjë të dhënë sepse llogaritë e kërkuar nuk ekzistonin.
Shtuar më 26/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori