E ftoi në emision, Pëllumb Pipero surprizon Arbanën (FOTO LAJM)

Të shtunën mjeku i njohur, Pëllumb Pipero u surpriza në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, të Arbana Osmanit e cila e falenderoi për gjithçka që ai ka bërë gjatë kësaj kohe.

Pas kësaj surprize, Pipero ka menduar ta falenderojë Arbanën duke i dërguar një buqetë me lule në zyrë.

Arbana e ka postuar në Instagram buqetën me lule të bardha teksa tregon pusullën ku shkruhet: Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”.

“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, dëgjohet të thotë Arbana.


Shtuar 19.05.2020 11:36