Shkencëtarët humbin kontaktet me sondën “Schiaperelli” të dërguar në planetin e kuq
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të pasigurt nëse sonda “Schiaperelli” ka arritur sigurt në planetin Mars, apo është shkatërruar.

Agjencia evropiane e Hapësirës ka thënë se ka humbur kontaktin me sondën më 19 tetor, pak kohë para se pritej të arrinte në planetin Mars, transmeton REL.

Sonda është pjesë e një misioni të përbashkët BE-Rusi, që ka për qëllim të gjejë prova për jetën në Mars.

Parashikohej që me uljen në planetin e kuq sonda do përdorej për testimin e teknologjisë dhe më pas do të kryheshin kërkime në sipërfaqien e Marsit.

Sonda ishte nisur nga Kazakistani në muajin mars. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2016, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori