Shkencëtarët punojnë për kompjuterin më të shpejtë në botë
Pëlqej
Shkencëtarët po punojnë për të realizuar kompjuterin më të shpejtë të njohur ndonjëherë që do të operojë si truri njerëzor. Projekti i “Trurit Njerëzor”, që u lançua të hënën në një konferencë në Zvicër, kombinon fuqinë e trurit të 135 institucioneve shkencore dhe entiteteve qeveritare për krijimin e “kompjuterit tru”. Projekti do të kushtojë rreth 1.6 miliardë $.

“Truri Njerëzor” është makina më komplekse në ekzistencë, pra duket normale dëshira që teknologjia të prodhojë këtë fuqi. Kompjuteri në zhvillim do të bëhet 1000 herë më i shpejtë se kompjuterët që përdoren sot, shkruan pcworld.al

Faza e parë e këtij projekti, i cili pritet të zgjasë një dekade, ka si qëllim kuptimin më të mirë të funksioneve të trurit njerëzor. Më vonë, kërkuesit shpresojnë të kuptojnë se si mendojmë, mësojmë, dëgjojmë dhe shohim.Aktualisht, pajisja brenda kompjuterit arrin shpejtësinë e një katërlioni operacionesh në sekondë.

“Fabrikat e mirënjohura të superkompjuterëve si IBM, Cray, Intel dhe Bull janë të vendosur që të ndërtojnë një makinë të përmasave të kërkuara deri në vitin 2020, ” i tha Henry Markram, drejtori i këtij projekti për Fox News. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori