Shiten 70 % e aksioneve te Skype
Albeu.com
Shitet pjesa me e madhe e aksioneve te kompanise telefonike online, Skype, prone e grupit eBay. 1.8 miliarde euro jane derdhur ne arken e pronareve te Skype per te zoteruar 70 te aksioneve.
Marreveshja eshte mbyllur pas bisedimeve qe kane zgjatur disa jave dhe mes bleresve te rinj jane, Silver Lake, Index Ventures, Andreessen Horowitz dhe Canada Pension Plan Investment Board.

Kjo marreveshje i jep fund bashkejeteses se lumtur mes Skype dhe eBay. Faqja e shitjeve online e bleu ne vitin 2005 shoqerine Skype per 2.1 miliarde dollare. Dy ish pronaret e Skype, Zennstrom dhe Friis u kane bere balle ofertave qe rrezikonin moshitjen e kompanise, por mesa duket gjithcka eshte finalizuar me sukses per te nisur nje ere te re ne shoqerine me te fuqishme telefonike virtuale. (tch)
Shtuar më 23/11/2009, ora 02:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori