Rama në Kiev, vjen reagimi nga PD: Kjo është arsyeja e vërtetë pse ka shkuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vizitës së Ramës në Kiev.

Paloka thekson se Rama shkoi në Kiev vetëm për shoë për t’u vënë në qendër të vëmendjes sipas tij si “lider botëror”.

Komentet Paloka i bëri përmes një postimi në Facebook.

Reagimi i Palokës:

Tipike per Ramen…

Shkon ne Kiev vetem per show, per tu vene pak ne qender te vemendjes si “lider boteror” (pasi pa qe ukrainasit ne Kiev, kishin dale ne plazh buze lumit dhe nuk kishte asnje rrezik). Nderkohe vlera praktike per Ukrainen e kesaj vizite eshte zero, aq sa eshte vlera reale e Rames ne arenen nderkombetare. Ne fakt nje kerkese te thjeshte qe beri Zelensky ne fjalen e tij para Parlamentit, per te mos pranuar kete vit turiste rus ne Shqiperi, Rama e hodhi poshte e jo vetem kaq, po ne portet tona kane hyre dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon nderkombetare.

Efekti real i kesaj vizite eshte qe Rama do hapet pak ne qillota se gjoja mori guximin te shkonte ne Kiev ne mes te luftes dhe kjo po ju kushton shqiptareve disa qindra mije euro…/albeu.com/