Shfaqen videot e Motorola Droid 3
Pas lansimit të Motorola Droid X2 në platformën Verizon, tani kanë dalë në mënyrë të fshehtë tre video trajnimi për Motorola Droid 3.

Ky celular i mençur ka një tastierë me rrëshqitje, një kamera 8 megapiksel që regjistron me 1080p dhe një procesor dual-core NVIDIA Tegra 2 si pararendësi i tij Droid X2.

Videoja janë një punë praktike për t’u treguar përdoruesve të Droid 3 mënyrën e përdorimit të celularit të mençur, por është e qartë se nuk është versioni final i tij.

Për sa i përket vetë celularit, duket pak a shumë si Droid X2, me një tastierë që varet në fund.

Videoja duhet të jetë lëshuar “aksidentalisht me qëllim” në mënyrë që të këtë sa më shumë vëmendje ose ndoshta edhe për të parë reagimet nga konsumatorët. Mendohet se Motorola i ka larguar videot e Droid 3 nga YouTube.
Shtuar më 07/06/2011, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori