Reklama e mirë shet mallin thuhet por që do shkonte puna deri në këtë pikë askush nuk e kishte menduar. Shefi i një kompanie për xhamat anti-plumb ka marrë një hap ekstrem për të demonstruar cilësinë e produktit që tregtohet prej tij.
Drejtori ekzekutiv i firmës amerikane Teksa Armoring, Trent Kimball është ulur pas xhamit dhe një punonjës tjetër i firmës qëllon me një armë AK-47 për të treguar se plumbi nuk e depërton xhamin. Të gjithë këtë ai e ka xhiruar dhe videon po e përdor si reklamë.
“Ky është AK-47, sot do të qëlloj shefin tim. Mos e provoni këtë në shtëpi”, thotë punonjësi para se të shkrepi armën.
Firma Teksas Armoring ofron mbrojte për personat VIP dhe automjete në zonat e luftimit. /albeu.com/
Shikoni videon:
Shtuar më 02/09/2011,
ora 18:37