Chitika Insights, dega hulumtuese e rrjetit online të reklamave Chitika ka njoftuar se sistemi
operativ celular nga
Apple, iOS 6 është instaluar në 60 për qind të pajisjeve iPhone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Të dhënat treguan një “vlerësim të
adoptimit të paprecedentë nga përdoruesit e
Apple.” Vlera e
adoptimit duket që ka vënë në skenë dyshimin nëse shifrat janë të sakta. 60 për qind e pajisjeve iPhone tani janë duke përdorur sistemin
operativ pas më pak se dy javë nga lëshimi.
“Funksionimi i
Apple në këtë fushë është një pikë e shkëlqyer e shitjes për reklamuesit celularë. Gjithashtu është një mundësi e mirë për zhvilluesit e uebfaqeve dhe aplikacioneve, të cilët në besueshmëri mund të optimizojnë veçoritë e tyre mobile për të marrë përparësinë e mundësive të fundit të iOS-it pa u frikësuar nga largimi i një pjese të madhe të bazës së përdoruesve,”- thotë ndërmarrja hulumtuese.
Përdoruesit e pajisjes iPhone në shpejtësi marrin një përditësim të ri, ku 15 për qind e kanë sistemin e ri
operativ brenda 24 orëve që kur lëshohet platforma. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012,
ora 14:22