Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të merret një vendim ku të parashikohet ndalimi i Facebook-ut gjatë udhëtimit për shoferët. Gjithashtu pritet që tu kërkohet prodhuesve të
makinave që të mos instalohen pajisje për tu lidhur me rrjetin social pasi një gjë e tillë mund të bëhet shkak për aksidente.
Kërkesa e departamentit
amerikan është që
pajisjet të cilat mundësojnë lidhje me
rrjetet sociale të mos funksionojnë ndërsa një makinë është duke lëvizur.
Sekretari
amerikan i transportit Ray LaHood ka kërkuar nga prodhuesit e
makinave që të ri-dizajnojnë
pajisjet që aktualisht lejojnë shoferët për të hyrë në
rrjetet sociale, sepse kjo krijon shpërqendrim.
Shtuar më 17/02/2012,
ora 18:59