“Vodhe? Direkt në qeli”, Berisha paralajmëron: Ligji që do të miratojë PD sapo të vijë në pushtet

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, u zotua se me ardhjen e PD në pushtet një nga ligjet e para që do të votohet është heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit.

“Firmose, vodhe në qeli të shkosh,. Nuk ka më. Një nga ligjet e para që do votojë PD është heqja e amnistisë për çdo kryeministër 30 vitet e fundit. Ky parashkrim shndërrohet në lak në fyt për këdo që kape duke vjedhur…”, tha ai.

Ndërsa për pjesëmarrjen e qytetarëve u shpreh: U tejkalua fuqishëm. Unë nuk mbetem zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz, unë kam vlerësimin për njeriun. Mund të kem mbajtur fjalime me 50 vetë njësoj sikur kanë qenë 5 mijë. Por unë isha i vetëdijshëm që këta që do të dilnin ishin misionare me mision.