Seat Alhambra, makinë për tërë familjen
Seat Alhambra
Në panairin e veturave "Mondial de l'Automobile Paris 2010", Seat ka prezantuar modelin plotësisht të ri në segmentin MPV, gjeneratën e re të mono-volumit Alhambra. Alhambra e re vjen me dyer rrëshqitëse, ofertën e motorëve superiorë TDI dhe TSI dhe funksionalitet më të madh modularë me ulëse për pesë apo shtatë persona. Seat këtë ofensivë të prodhimeve, e vazhdon me model të gjithanshëm. Alhambra e re është partner ideal për familje aktive dhe sportive. MPV-ja e Seat-it ofron hapësirë të mjaftueshme për kohë të lirë, punë dhe hobi, duke përmbushur pritjet e jetës familjare, sikurse kërkesat e vozitësve të cilët për shkak të punës, bëjnë kilometrazh të gjatë.

Alhambra e re vjen për 220 mm më e madhe se modeli i vjetër, ndërsa ndër risitë tjera janë bagazhin i rritur, dera e bagazhit që hapet në mënyrë elektrike dhe kulmi i madh panoramë. Në ofertë do të jenë edhe dy pako të pajisjeve: Reference dhe Style. Pakoja bazë, Reference, që është paksa më e dobët, sjell audio-sistem me katër zmadhues zëri, ulëse të prapme rrëshqitëse me funksionin Easy Fold, retrovizorë të jashtëm me ngrohje dhe hapje elektrike të të gjitha dritareve. Përkrah tyre janë edhe ABS, sistemi për ndihmë me rastin e frenimit dhe sistemi i kontrollit elektronik të stabilitetit. Pakoja Style përveç atyre që përfshihen në pakon Reference, sjell edhe pashijen e klimës, tempomatin, sensorët e përparmë dhe të prapmë të parkimit, sensorët për shi dhe funksionimin automatik të punës së dritave të përparme, audio-sistemin me tetë zmadhues zëri, fellne 16 inç, brendia e pasuruar me shtesa kromi dhe ndërruesin e shpejtësive të mbështjellë me lëkurë. Alhambra plotësisht e re, kombinon shkallën e lartë të prakticitetit me karakterin sportiv, në mënyrën e vërtetë të SEAT-it.

Karakteristikat:

1996 cc

Shpejtësia

200 km/h

Fuqia

170 ps

Harxhimet

5.5l / 100 km
Shtuar më 25/10/2010, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori