Jemi pranverë, ide si të gjallëroni ambientin e shtëpisë suaj këtë sezon

Duke qenë se jemi në pranverë, bashkë me ne edhe shtëpia ka nevoje të marrë ajër pranveror.

Më poshtë ju sjellim tre ide të thjeshta për të gjallëruar ambientin e shtëpisë tuaj.

1. Dekoroni shtëpinë me lule

Pas periudhës se gjate te ftohtit dimëror,, pranvera mund te jete një moment për te sjell pak ajër te freskët ne shtëpinë tuaj. Lulet për shtëpi, te freskëta janë një mënyrë shume e thjeshte për te dekoruar shtëpinë ne pranverë. Ato i japin ambientit ngjyre, ngrohtësi dhe ekuilibër. Një apo dy lule ne ambientin e shtëpisë e bëjnë atë me te freskët dhe ngjyrat e tyre reflektojnë bukurinë pranverore. Një këshillë është te dekoroni dhomat e shtëpisë me vazo lulesh te freskëta dhe për te ruajtur jete gjatësinë e tyre përdorni konservant te cilët qëndrojnë ne ujë.

2.Dekori i shtëpisë me teme pranverore

Edhe ne arredimin e shtëpisë mund te luani me dekorin duke i dhënë një pamje pranvere. Kështu qe hapësirë për ngjyrat pastel dhe stampat me lule për te reflektuar rilindjen e natyrës ne shtëpinë tuaj. Materiale dhe stampa lulesh, jastëk, perde, vazo etj qe flasin për pranverën mund te kombinohen ne shtëpi pa shpenzuar shume.

3. Dekori i shtëpisë me perde

Për te sjelle ne shtëpi sa me shume arome pranverore mund te rinovoni atë duke ndryshuar perdet apo stina e pranverës mund te jete një rast i mire për te ndryshuar ngjyrën e mureve ne shtëpi dhe bashke me ngjyrat mund te bëni dekore te reja nëse dëshironi ne mënyrë qe ambienti i shtëpisë te vij arome pranvere.


Shtuar 10.03.2020 12:48