Samsung rrëzon rivalin Apple
Samsung duket se tashmë është bërë lidër në tregun e telefonave inteligjentë. Sipas statistikave të fundit rezulton se kompania Samsung ka rrëzuar nga froni rivalin e tij, Apple.

Sipas StrategyAnalytics, Samsung ka arritur që vetëm në muajt e parë të vitit 2015-të të shesë 24.1 për qind të të gjithë telefonave të hedhur në treg, duke e kaluar Apple, që kishte rreth 17.7 për qind të tregut.

Sipas kësaj analize rezulton se Samsung ka shitur 83.2 milionë telefona inteligjentë, ndërsa Apple 61.1 milionë iPhone. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori