Samsung rekord kërkesash për Galaxy S6 Edge
Samsung duket se po përgatitet për të sjellë sasi të mjaftueshme në treg për modelin Galaxy S6 Edge.

Për ta përballuar kërkesën, Samsung-ut i është dashur të hapë një fabrikë të tretë të prodhimit për ti trajtuar kërkesat e konsumatorëve për pajisjen më të fundit innovative. Përmes kësaj fabrike Samsung pohon se do jetë në gjendje që të prodhojë 5 milionë ekrane të Galaxy S6 Edge në muaj në vend të 2 milione njësive sa krijonte deri më tani për një muaj.

Samsung Galaxy S6 Edge do të jetë i pajisur me ekranin 5.1 inç në cilësinë Super AMOLED me Quad HD në 2,560 x 1,440 piksel (rreth 577ppi), kamerën e përparme me 5MP me f/1.9, kamerën e pasme me 16MP me f/1.9, procesorin e kompanisë octa-core Exynos 7420, 3GB RAM. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori