Samsung punon për smartfonin me kamera për selfie
Pëlqej
Samsung pritet të nxjerrë në treg një smartfon posaçërisht për selfie të quajtur Galaxy Grand Prime i cili do të ketë një kamera të përparme prej 5 megapixel. Smartfoni do të përdorë sistemin operativ Android 4.4 dhe do të ketë një ekran TFT 5 inch qHD. Detajet e procesorit nuk dihen ende përveçse do të jetë 1.2GHz quad-core që vjen me 1GB RAM.

Grand Prime do të vijë me një hapësirë memorie 8GB dhe në 14 gjuhë të ndryshme. Ai do të jetë 8.6 mm i hollë dhe do të fuqizohet nga një bateri 2600mAh.

Të shtunën, kompania Samsung hodhi në treg smartfonin Galaxy Alpha me kornizë metalike në Indi për 39.990Rs. Ky telefon përdor sistemin më të fundit operativ Android 4.4.4 KitKat, ka ekran HD 4.7 inç Super AMOLED, 2GB RAM dhe memorie 32GB. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori