Samsung prezanton tabletin e ri Galaxy Note 8.0
Galaxy Note 8.0
Samsung ndoshta nuk do të prezantojë telefonin e ri Galaxy S 4 në Kongresin Botëror të Celularëve këtë javë, por kompania do të shfrytëzojë panairin e Barcelonës për të prezantuar anëtarin më të ri të familjes së tabletëve Galaxy Note, Galaxy Note 8.0.

Samsung thekson se tableti i ri 8 inç, me një rezolucion 1280×800, do t’i bashkohet Galaxy Note 10,1, që do të dalin në treg diku në tremujorin e dytë të 2013. Ashtu si me modelet e mëparshme Galaxy Note, tableti i ri do të përfshijë një stilolaps S Pen, që do të mbështetet nga shumë aplikacione të ndryshme, shkruan portali krokodili.

Tableti mund të përdoret gjithashtu si një telekomandë për televizorë dhe do të ketë mbështetje eReader për lexim më të mirë. Për sa i përket komponentëve të brendshëm, Galaxy Note 8.0 do të ketë një procesor 1.6 GHz quad-core, 2 GB RAM, 16 ose 32 GB memorie të brendshme (me një portë microSD për të shtuar më shumë hapësirë), një kamerë 5 megapikselë nga mbrapa dhe një tjetër 1.3 megapikselë nga para.

Galaxy Note 8.0 do të mbështesë Wi-Fi dhe HSPA+, kështu që teknikisht mund ta përdorni atë edhe si telefon. Ende nuk është bërë e ditur një datë specifike për nxjerrjen në treg dhe çmimin. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2013, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori