Kompania gjigande e celularëve
Samsung ka prezantuar në treg së fundmi një celular me ekranelastik 9.1 inç.
Sipas informacioneve ekrani
fleksibël OLED mund të zgjatet në të dy drejtimet deri në 12 milimetra. Ky ekran i avancuar
fleksibël mund të përdoret për teknologji të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe
ekranet e automjeteve.
Firma kërkimore e Londrës, IHS Markit parashikoi se tregu për
ekranet fleksibël do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, shkruan ACP.
IHS
vlerësoi se shitjet për
ekranet fleksibël do të rriten në 15.7 miliardë dollarë në vitin 2020. Këtë vit ai kishte një vlerë rreth vlerë 5.3 miliardë dollarë.
Kjo mund të çojë në smartfona që mund të ndryshojnë madhësinë në varësi të asaj për të cilën po përdoren. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2017,
ora 15:24