Shembja e Teatrit, Rama: Pendohem që nuk e prisha dot më para

Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij mbas akuzave të ish kryeministrit Sali berisha.

Mbasi ai ka folur për Butrintin ka folur edhe për shembjen e teatrit ku shprehet se është penduar se pse nuk e ka përmendur dot më përpara.

Edi Rama: Unë fola për Butrintin por mbase ju nuk e keni pasur mendjen dhe fola mbasi foli një parafolëse që ngriti akuza të caktuara por megjithatë nuk ak problem unë këtu jam dhe iu sqaroj përsëri. Lidhja që bëni ju, nuk bazohet në asnjë fakt, ndërsa fakti është që deri në vitin 2018 e gjithë harta e zonave të mbrojtura ishte e pandryshuar. Në rastin e Butrintit nuk kishte ndryshuar prej 20 vitesh, që kur e kisha bërë unë si ministër i Kulturës. Faktikisht në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha i asaj që thashë dhe stimulimit të ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin. Lidhja iu bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë për debat. Nuk e di ç’keni me investitorët strategjikë, por dihet ç’përfaqësojnë dhe pse duhen. Dy shembuj do jap. Njëri, nga harta e parkut është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. është bërë me një llogjikë të caktuar nën monitorimin e UNESCO-s, e cila kërkoi rishikimin e zonave tëmbrojtura. Ndërkohë që jo vetëm që nuk kemi ngrenë zona të mbrojtura por i kemi gjetur. Ne i kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura. Që nga lumi i Vjosës, deri tek lumi i Valbonës, ku dhatë 11 leje hidrocentralesh. Po ashtu, kemi gjithë zonën e Thethit, edhe syrin e Kaltër poshtë, shpallja si zona të mbrojtura ka ardhur për shkak të lejeve dhe të drejtave të dhëna nga ju që përfaqësoni këtu atë që ishte. Thatë që stadiumi “Qemal Stafa” ishte ikonë. Ishte në fakt sheshi i përdhunimit të një ikone. Nuk e di a do të shkoni në stadium. Do e shikoni ikonën, e keni aty. E vetmja gjë autentike e arkitektit dhe e ndërtuar nga italianët, është aty. Pjesa tjetër ishte shto ujë e shto miell. Nuk kishte lidhje me ikonën italiane. Ishte non grata nga UEFA. Për Teatrin, i vetmi problem që kam është që nuk e prisha dot më para. Paçavure atje. Atje nuk pranonte asnjë trupë e huaj që të vinte dhe të luante. Njësoj si në stadium.


Shtuar 23.05.2022 18:40

Tags: