Samsung, LG dhe HTC tallen me Apple për Iphone 6 Plus
Pëlqej
Ankesat për iPhone 6 Plus nuk kanë të sosur. Blerësit e iPhone 6 Plus kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre nëpër rrjetet sociale, pasi kanë kuptuar se telefonat e tyre janë shtrembëruar gjatë futjes së tyre në xhepa.

Ndërsa kjo ngjarje po tërheq shumë vëmendje në internet, kompanitë rivale të Apple-it po shfrytëzojnë këtë rast për të ironizuar kompaninë.

Samsung, një nga konkurrentet më të mëdha të Apple-it në tregun e telefonave inteligjentë, përdori këtë rast për të ironizuar gjigantin e Kupertinos.

“E lakuar. Jo e deformuar” shkroi kompania Samsung në faqen e saj zyrtare Twitter, ndërkohë që po shfaqte një foto të telefonit Galaxy Note Edge. Telefoni ka ekran 5.6 inç Super AMOLED i cili ka anësore të lakuara.

Samsung nuk e talli Apple-in vetëm për përmasat e mëdha të iPhone 6 Plus, por realizoi gjithashtu disa video gazmore për të ironizuar eventin që zhvilloi Apple më 9 shtator, dhe që u shfaq drejtpërdrejt në internet.

Samsung nuk ishte kompania e vetme e cila ironizoi Apple-in. LG dhe HTC iu bashkuan gjithashtu talljeve të Samsung-ut në lidhje me iPhone 6 PlusApple-it.
Shtuar më 26/09/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori